Telegrafi

Si ta kuptoni nëse jeni në zonë ku ka rrjet 4G?

Teknologjia më e fundit e internetit në mobil në botë aktualisht është 4G. E gjasat janë shumë të mëdha që edhe telefoni juaj i mençur ta përkrah këtë rrjet të shpejtë të internetit në telefon, mirëpo ju mund të mos ta dini këtë fakt.

Edhe në tregun tonë, për tu lidhur me internetin 4G juve ju nevojitet ta keni telefonin e mençur që e përkrah rrjetin 4G por edhe SIM kartelën e operatorit tuaj mobil që e ofron këtë rrjet.

Në Kosovë, mbulueshmëria me 3G dhe 4G është mjaft e madhe dhe rrjeti është i shtrirë në gjitha zonat urbane në vend.

Së fundmi, është operatori IPKO ai që ua ka mundësuar përdoruesve të saj që në mënyrë shumë të thjeshtë ta kuptojnë nëse kanë nevojë ta nderrojnë SIM kartelën për tu lidhur me 4G.

Klientët e IPKO-së që kanë telefon të mençur që mbështet 4G-në duhet vetëm ta shtypin kodin *583#, për tu informuar nëse ata e kanë kartelën e duhur për tu lidhë me 4G.

Lidhja me 4G në iOS dhe Android:

Në telefonin e juaj që përkrah 4G, zgjedh teknologjinë 4G për iOS(Settings/Cellular/CelluarDataOptions/Voice&Data) apo LTE/3G/2G për Android(Settings/MobileNetworks/NetworkMode).

Nëse keni vërejtje për shpejtësinë e internetit në mobil, kjo mund të jetë sepse ju nuk jeni duke shfrytëzuar teknologjinë 4G për internet. Teknologjia 4G mund të jetë prezent në zonën ku ju ndodheni.