Gënjejmë pothuajse për çdo gjë dhe pse i quajmë gënjeshtra të bardha. Sido qofshin ngjyrat dhe emrat që ne u vendosim të vërteta nuk janë.
Nëse nuk doni të gënjeheni vëreni me kujdes shenjat e mëposhtme pasi do t’ju ndihmojnë të dalloni dhe gënjeshtarin më të mirë.
1. Gjuha e trupit
Gënjeshtarë kanë tendencë për të mbajtur duart e tyre të fshehura (shtrëngojnë duart e tyre së bashku, i mbajnë brenda xhepave apo pas shpine). Nëse ata kafshojnë buzët e tyre, ndërsa ju jeni duke folur ata po përgatiten të thonë një gënjeshtër. Gënjeshtarë kanë tendencë të prekin flokët, fytyrën dhe qafën.
2. Frymëmarrje
Kur njerëzit gënjejnë, ata kanë tendencë për të marrë frymë rëndë dhe zëri i tyre të ulet.
3. Ngurtësi
Kur dikush gënjen nuk ndihet rehat dhe lëviz në mënyrë ta pavullnetshme, transmeton Telegrafi.
4. Djersitja e tepërt
Kur gënjejmë, edhe në qoftë se kjo është një gënjeshtër e bardhë, ne djersijmë shumë më tepër, sepse djersitja është një përgjigje e natyrshme e stresit.
5. Shmangë shikimin me sy
Një gënjeshtar do të përpiqet gjithmonë të shmangë kontaktin me sy.
6. Ndryshon temën e bisedës
Edhe në qoftë se një person është një gënjeshtar me përvojë me siguri do të përpiqet të ndryshojë temë sepse dikush që nuk thotë të vërtetën asnjëherë nuk ndihet rehat. /Telegrafi/