Fustanet e përditshme, fustanet e mbrëmjeve, fustanet festivë, fustanet verorë – lista e llojeve të fustaneve është thuajse e pafundme.
Dhe, aq sa ka fustane, ka edhe këpucë të cilat mund t’i kombinoni me fustanet tuaja.
Megjithatë, përderisa dyqanet janë të mbushura me lloje të ndryshme të këpucëve, nuk është befasi se shpeshherë mbeteni duke menduar se cili është kombinimi i duhur fustan-këpucë.
Telegrafi ju sjellë më poshtë disa fotografi ilustruese, ku mund të shihni kombinimet e duhura të fustaneve sportive, të përditshme, fustaneve biznesorë, etj., me lloje të këpucëve.