Site icon Telegrafi

Si ta kaloni Ditën e të Dashuruarve sipas dëshirës suaj

Veç tjerash, përse çiftet të mos argëtohen dhe të mos e bëjnë atë ditën më të veçantë të vitit! – transmeton Telegrafi.

Ja çka mund të bëni:

1. Seks. Kjo është gjëja që meshkujt do të dëshironin ta bënin në Ditën e të Dashuruarve, sikur edhe në çdo të dytën ditë të vitit.

2. Kënaqësi e përbashkët duke shikuar program televiziv. Është shkëlqyeshëm, nuk kushton fare, është argëtuese dhe do të ndiheni rehat.

3. Bërxolla të shijshme të pjekura në skarë, nuk ka rëndësi për drekë apo për darkë. Me rëndësi është të jenë të shijshme.

4. Edhe pak seks. Vallë, a nuk është mirë që të bëni seks më shumë se një herë në ditë?

5. Le të jenë çokollatat dhuratë për të dy. Nuk janë të shtrenjta, dhe kush nuk i do çokollatat?

6. Ditë pushimi. Do të ishte mrekullueshëm sikur Dita e të Dashuruarve të ishte ditë pushimi dhe sikur tërë ditën të mund ta kaloni në krevat.

7. Argëtimi me video-lojëra. Pa bërë fjalë. Pa u brengosur për shkak të lojërave me orë të tëra. Thjesht, luani deri sa të lodheni dhe derisa të mblidhni energji për radhën e dytë dhe të tretë të seksit.

8. Dremitja. Mund të shoqërohet edhe me përkëdhelje. Por nuk është e domosdoshme. Thjesht, mund vetëm të shtriheni pranë njëri-tjetrit.

9. Injoroni faktin që është Dita e të Dashuruarve. Merruni me diçka që ju është super argëtuese. Çka do qoftë.

10. Kënaquni duke pirë shampanjë. Mbase nuk ju është pije e preferuar, mirëpo së paku do të argëtoheni për mrekulli. /Telegrafi/

 

Exit mobile version