Telegrafi

Si ta gjeni personin e përsosur?

Nëse ju pëlqen, tregoni!

Kur shkoni në një bar, nga të gjithë meshkujt që janë aty, sa kapin syrin tuaj? Sa i plotësojnë standardet tuaja? Dy? Një? Pse duhet të prisni që ai të vijë te ju, kur mund të shkoni dhe t’i tregoni se sa bukur duket, transmeton Telegrafi.

Vendi i duhur

Është e çuditshme sa shumë femra kërkojnë në vendin e gabuar për atë të përsosurin. Mendoni këto pyetje: Çfarë meshkujsh ju pëlqejnë? Ku dalin më shpesh ata? Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të kategorizoni ata që kanë potencial për partner.

Qëndrimi i duhur

E vërteta është që t’i afrohesh një mashkulli, duhet të jesh e qetë, me vetëbesim dhe me stil. Por, e vërteta është se femrat frikësohen se nëse e bëjnë hapin e parë, do të duken të dëshpëruara ose shumë të afërta.

Kënaquni në takim!

Tani që e keni gjetur personin e duhur, kujdesuni që të kaloni sa më mirë në takimin tuaj. Mënyra më e mirë është që ta lejoni bisedën të rrjedhë dhe të argëtoheni të dy. Ju duhet të brengoseni vetëm për pesë minutat e para. Nëse mund t’i kaloni ata, pjesa tjetër e takimit do të fluturojë. /Telegrafi/