Telegrafi

Si ta freskoni erën e gojës pas konsumimit të disa ushqimeve

Në vend se t’i shmangeni qepës, hudhrës apo ndonjë djathi të caktuar, erës së keqe kundërvihuni me ushqim. Shpesh e mjaftueshme është një kafshatë, apo edhe vetëm një gotë lëngë.

 

1. Limoni
Me pjata të peshkut, shpesh si dekorim vijnë copa të limonit. Nëse e konsumoni atë copë limoni, era e hudhrës do të zbutet shumë. Me atë copë limoni mund ta pini një gotë uji mineral, ose të konsumoni bonbone me shije të limonit. Acidi i limonit i neutralizon menjëherë disa baktere të pakëndshme.

2. Majdanozi dh mëlmesa tjera bimore
Disa gjethe majdanoz në brumëra me sos të parezistueshëm nga i cili kundërmon aroma unike e hudhrës, nuk janë aty rastësisht. Me përtypjen e fletëve të majdanozit lirohen disa yndyra të cilat e freskojnë aromën. Ngjashëm veprojnë gjethet e borzilokut dhe rozmarinës.

3. Molla
Si pastruese e dhëmbëve dhe freskuese të erës së gojës, mollët me të vërtetë janë miket më të mira të vrimës së gojës. Dardhat e njoma dhe karotat gjithashtu e kanë këtë rol. Kanë përqindje të madhe të fibrave, të cilat në kombinim me pështymën i largojnë grimcat jo aq të këndshme.

4. Jogurti
Disa lloje të pemëve në kombinim me jogurtin jo vetëm që janë efikase në largimin e erës së keqe por mund edhe ta parandalojnë paraqitjen e saj. Gjysmë gote jogurt e ulin nivelin e sulfitit të hidrogjenit (burimi i aromës së keqe) në gojë. Prandaj, fillojeni dhe përfundoni ditën me jogurt dhe pemë, e ndoshta nuk do të keni nevojë të brengoseni më që të mbani bonbone mentol në çantën tuaj. /Telegrafi/