Site icon Telegrafi

Si ta dini kur nuk është i interesuar?

1. Nuk ju fton në takim
Nëse një mashkull ka ndjenja për një femër, ai nuk mund të ndalojë së kërkuari arsye dhe pretekste për ta parë atë. Nëse ndien atraksion, ai dëshiron të shkojë më larg. Nëse nuk bënë ndonjë lëvizje, thjesht nuk është aq i interesuar.

2. Ai nuk ju thërret
Ai thotë se nuk kishte kohë për shkak të ngarkesës. Gjepura. E vërteta është se ai nuk ju ka pasur në mendjen e tij fare. Nëse ai ju bën të prisni thirrjen e tij dhe në fund nuk e realizon atë, kjo do të thotë se ai nuk do t’i plotësojë as gjërat e mëdha.

3. Ai komunikon vetëm me mesazhe
Duke e bërë këtë, ai i shmanget bisedës, nëpërmjet të cilës do t’ju njihte më mirë. Ai nuk është i interesuar që gjërat të shkojnë tutje, kështu që thjesht mundohet që t’u shmanget bisedave telefonike.

4. Ju thotë se nuk është ‘i duhuri’
Meshkujt zakonisht thonë atë që mendojnë. Nëse thotë se nuk është një për një lidhje, atëherë kjo do të thotë se nuk është me të vërtetë. Madje, kjo është mënyra më e thjeshtë për të larguar dikë që nuk e dëshiron. /Telegrafi/
 

Exit mobile version