Vrapimi është ndër mënyrat më të mira për të bërë një ushtrim kardio.
Sidoqoftë, nëse veç jeni një nga personat që vrapojnë, atëherë e dini se vrapimi në përditshmëri nuk është një gjë e lehtë, transmeton Telegrafi.
Në fillim të krijimit të kësaj shprehie do të ndjeni dhimbje në këmbë, lodhje në muskuj etj.
Shkarkoni një aplikacion
Ka shumë aplikacione për vrapuesit këto ditë. Aplikacioni do t’ju ndihmoj të mbani gjurmë të distancave që i vraponi dhe shpejtësinë. Posa të filloni të shënoni rekorde, ju do të mund ta përmirësoni edhe ritmin dhe frymëmarrjen tuaj.
Bëhuni më shoqëror
Kur është fjala për aktivitete fizike, juve ju duhen shokë. Rezultatet ditore në aplikacion mund t’i shpërndani me shoqërinë tuaj dhe të shikoni se si shokët entuziast reagojnë.
Veç kësaj, ju mund t’i kërkoni ndonjë shoku apo kolegu t’ju bashkëngjitet.
Bëni diçka të re çdo herë që vraponi
Vrapimi çdo ditë mund të bëhet një gjë e mërzitshme, prandaj është mirë të provoni shtigje të reja çdo ditë.
Në vend se të vraponi në lindje si dje, këtë herë nisuni drejt perëndimit apo jugut. /Telegrafi/