Site icon Telegrafi

Si ta bëni veten të paharrueshme? Mjafton t’i ndiqni këto tri këshilla (Foto)

Thonë se përshtypja e parë është ajo që mbetet gjithmonë, por si t’ia bëni që të krijoni përshtypje të mirë te çdo person që e takoni?

Sipas Carmen Simon, shkencëtare konigtive dhe autore e librit ‘Impossible to Ignore’, ka disa gjëra të thjeshta të cilat mund t’i bëni kur e takoni dikë me qëllim që ta bëni veten të paharrueshme, transmeton Telegrafi.

Carmen ka ndarë me publikun këto tri mënyra të cilat mund t’i aplikoni me këdo që e takoni – dhe ata do t’ju mbajnë në mend përgjithmonë.

1. ARGUMENTET TUAJA MBËSHTETNI ME FAKTE 
Sipas Carmen, është esenciale të përdorni fakte kur flisni me dikë. Ajo thotë se njerëzit e kanë shumë më të lehtë të mbajnë mend atë çfarë ju flisni nëse mbështeteni në fakte, në vend se të përdorni opsione apo pika abstrakte.

2. BEFASONI ATA DHE BËNI PYETJE
Kur jeni duke biseduar me njerëz, elementi i befasisë gjithmonë do t’i mbajë ata brenda bisedës – dhe ju ndihmon atyre t’ju mbajnë në mend për arsye të mira. Sipas saj, mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata të vëmendshëm në bisedë, është duke u bërë pyetje vazhdimisht.

3. MOTIVONI ATA
Sipas shkencës, aq më e motivuar, emocionuar dhe inspiruar që ndihet audienca juaj nga ajo çfarë flisni, aq më të mëdha janë shanset se do t’ju mbajë në mend juve dhe atë çfarë flisni. /Telegrafi/

Exit mobile version