Ah dashuria, e ëmbla dashuri që na krijon ndjenjën e fluturave në bark!
Të gjithë kemi dëgjuar se rënia në dashuri është çështje e fatit; por çfarë nëse është thjesht një seri e rrethanave të cilat, kur bëhen së bashku, ju bëjnë juve dhe personin tjetër të bini në dashuri me njëri tjetrin? – transmeton Telegrafi.
36 pyetjet…
Në një ese për ‘New York Times’, Mandy Len Catron e citon një studim nga psikologu Arthur Aron i cili eksploron nëse intimiteti mes të huajve mund të shpejtohet duke bërë pyetje të ndryshme personale. Ajo thotë se bërja e pyetjeve personale faktikisht e rritë intimitetin mes juve dyve dhe e shtron ‘asfaltin’ në rrugën e dashurisë!
Shikojeni njëri-tjetrin
Sipas një psikologu nga Harvardi, çiftet të cilët janë thellësisht të dashuruar 75 për qind të kohës e shikojnë njëri-tjetrin në sy kur bisedojnë.
Kontakti me sy ndërton intimitet, dhe intimiteti shpie te dashuria.
Keni vetëbesim
Njerëzit me vetëbesim të lartë kanë tendenca të jenë më të hapur ndaj intimitetit sesa tjerët. /Telegrafi/