A jeni duke konsumuar shejk me proteina, por pa ndonjë plan veprimi? Mund të jetë koha ta ndalni këtë: hulumtime të reja pohojnë se ushtrimet që i bëni, e jo madhësia e muskujve, e diktojnë atë se për sa proteina keni nevojë.
Ushtrime rezistente? Duhen vetëm 20-25g proteina. Ushtrime për krejt pjesët e trupit? Pini më shumë se 40g, transmeton Telegrafi.
Por, pse është kjo e rëndësishme dhe si kthehet në muskul proteina?
Si ndikojnë proteinat
Posa ta ‘fshini’ pjatën, enzimat në stomak dhe zorra e vogël i thyejnë proteinat për të formuar peptide. Këto amino acide zinxhirore përdoren si ‘tulla’ dhe ‘llaç’ nga trupi për t’i rindërtuar fibrat e muskujve. Aq më shumë që ushtroni, për aq më shumë keni nevojë.
Dërgesë e shpejt…
Pastaj, këto amino acide shkojnë drejt në mëlçi, e cila i shtyn ato pas te muskujt e uritur.
Kërkesa për ndihmë…
Mendoni muskujt si pako me fibra të gjatë – ushtrimet fizike i shkaktojnë mikroçarjet që e lajmërojnë sistemin e imunitetit për ta dërguar ‘ekipin rikuperues’ (qelizat steaminale dhe hormonet e rritjes). Materialet e ‘ndërtimit’ (aminot) atëherë përdoren për t’u kujdesur për këto zona të dëmtuara.
Trupi juaj, i rimodeluar
ADN-ja pastaj vepron duke i thirrur amino acidet e caktuara dhe i drejton shpërndarjet e tyre. Ekipi i rikuperimit të muskujve e përdorë furnizimin e freskët me amino për t’i thurur miofibrila.
Miofibrilat…
Këta miofibrila ndihmojnë që muskujt të jenë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm se kurrë më parë. /Telegrafi/