Telegrafi

Si shfaqet celuliti?

Shkaku i parë është ngadalësimi i qarkullimit. Kjo do të thotë që në vend që të transportohen një sasi substancash ushqimore, këto të fundit akumulojnë sasi dhjamërash.

Këto provokojnë fryrje të lëkurës (edeme). Këto shkaktojnë ngadalësimin e qarkullimin e gjakut. Celulitet që mund të jenë shfaqur nuk mund të fryhen apo shfryhen përsëri. Ato fillojnë dhe formojnë grupe të vogla.

Ato të fryra që ne mund të dallojmë, janë stadi më i avancuar i celuliteve. Në këtë mënyrë ngushtohet hapësira ndërmjet celuliteve dhe ngadalësohet fluksi i qarkullimit të gjakut.
E rëndësishme është që të ndërhyjmë shpejt.

Është themelore që të mund të ndërhyjmë në fazën fillestare, sepse po të presim shumë do të arrijmë në një pikë nga e cila nuk mund të kthehemi më. Grupet e vogla të formuara bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe atëherë do jetë shumë e vështirë për një ndërhyrje. /Telegrafi/