Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.4 që goditi Tajvanin la të paktën 10 persona të vdekur dhe më shumë se 100 ndërtesa të dëmtuara.
Bëhet e ditur se rreth gjysma e ndërtesave të dëmtuara ndodhen pranë epiqendrës në Hualien, ku katër prej tyre janë shembur pjesërisht.
Por, në një triumf të inxhinierisë moderne, një ndërtesë në Taipei ka dalë e padëmtuar nga ngjarja e fundit sizmike, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, tërmeti e ka lëkundur kullën 508 metra të lartë, megjithatë, fleksibiliteti i saj strukturor e ka ndihmuar të kundërshtojë lëvizjet e fuqishme.
Kjo tregon se si mbrojtja e vetme e rrokaqiellit kundër tërmeteve është vetë materiali prej të cilit është ndërtuar: betonit të përforcuar.
Duke e kombinuar forcën e betonit me rezistencën e çelikut, materiali e bën ndërtesën fleksibile për lëkundje por të ngurtë për t’i rezistuar erërave të forta dhe tajfuneve që shpesh godasin Tajvanin.
Ndryshe, lart brenda kullës, një tjetër risi teknologjike e ndihmon mbrojtjen e rrokaqiellit 101 katësh, pajisje kjo e njohur si amortizues masiv.
Amortizuesit masiv përdoren në rrokaqiejt anembanë botës, duke përfshirë kullën Steinway në New York dhe Burj al-Arab në Dubai.
E projektuar nga firma tajvaneze, C.Y. Lee&Partners, Taipei 101 ishte ndërtesa më e lartë në botë nga viti 2004 deri në vitin 2007, kur edhe u tejkalua nga Burj Khalifa e Dubait.
Ajo që e karakterizon dhe i tërheq vizitorët e saj është kuverta e vëzhgimit me pamje nga amortizuesi masiv. /Telegrafi/