Sipas raportimeve, Kylian Mbappe do të përfshihet në listën e Paris Saint-Germain për ndeshjen kundër Bayern Munich të martën mbrëma në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez pësoi një tendosje në kofshë kundër Montpellier më 1 shkurt.
Lojtari 24-vjeçar pritej të ishte jashtë për tre javë, gjë që do ta përjashtonte atë nga ndeshja e së martës mbrëma.
Por, që atëherë ai ka bërë një rikuperim të mrekullueshëm, duke u rikthyer në stërvitje.
Ai mori pjesë në një seancë ku përfshiheshin lojtarë që nuk luajtën një rol të madh në humbjen 3-1 të së shtunës në Monaco.
Sipas gazetës franceze Le Parisien, ai tani pritet të përfshihet për ndeshjen e së martës mbrëma. /Telegrafi/