Telegrafi

Si pagoi Google Mozillan?

Marrëveshja është bërë për periudhën minimale prej tri viteve, e për këtë kohë (dhe për këto para) Google do të jetë kërkuesi i preferuar në Firefox. Vitin e kaluar Google për të njëjtën gjë pagoi 103 milion dollarë, e besohet se një nga arsyet për rritjen e çmimit të kontratës janë konkurrentët – Microsoft dhe Yahoo gjithashtu ishin të gatshëm që të paguajnë Mozillan që kërkimet në Firefox ti ridrejtoj tek ata.

Përveç me Google, Mozilla ka marrëveshje partneriteti për kërkim edhe përmes Amazonit, Bingut, Yahoosë, Yandexit dhe eBayit. /Telegrafi/