Telegrafi

Si një njeri që e ka përjetuar sulmin terrorist, Marc Barta golin ua dedikon viktimave të Barcelonës (Video)

Marc Bartra e ka shënuar një gol të bukur për Borussia Dortmundin në ndeshjen kundër Wolfsburgut, të vlefshme për javën e parë të sezonit 2017/2018 në Bundesliga.

Në minutën e 22-të, Christian Pulisic e zhbllokoi rezultatin, ndërsa pesë minuta më vonë, mbrojtësi spanjoll realizoi një gol të bukur.

Dhe si një katalunas, ai këtë gol ua kushtoi viktimave të sulmit me furgon në qytetin e Barcelonës.

Ditë më parë, ish-lojtari i Barcës bëri një dedikim të ndjeshëm për njerëzit nga vendi ku ka lindur.

Lexo po ashtu Konfirmohet: I lënduari është Bartra

Kujtojmë që vet Bartra ishte viktimë e një sulmi terrorist kur u sulmua autobusi i Dortmundit, me ç’rast futbollisti pësoi një lëndim në krah. /Telegrafi/