Tashmë disa vjet po zhvillohet polemika mbi atë se a do të thotë diçka radha e lindjes. A janë fëmijët e mëdhenj më të mençur, të rinjtë më argëtues, ndërsa të hasretit më të përkëdhelur?
Kjo është njëra ndër ato tema mbi të cilat pothuajse çdokush ka mendimin e vet, mirëpo as ekspertët assesi të merren vesh se a do të thotë diçka radha e lindjes, transmeton Telegrafi.
BusinessInsider kohë më parë ka zbuluar disa konstatime shkencore interesante lidhur me radhën e lindjes.
Nëse nuk besoni në atë që ka lidhje se a jeni i lindur i pari apo jeni fëmija më i ri, atëherë vetëm argëtohuni duke i lexuar këto rezultate.
Nëse jeni fëmija më i ri me siguri jeni zot i vetvetes. Përkatësisht, keni punën tuaj. Një grup psikologësh ka konstatuar që te fëmija i lindur i fundit më së shumti zhvillohet fryma e rebelimit dhe më së shumti janë të prirë për ndërmarrje të rrezikut siç janë fillimi i punës vetjake. Dhe me siguri keni pasion interesant dhe më shumë frymë aventurieri nga pjesa tjetër e familjes.
Nëse jeni fëmija i mesëm me siguri vazhdimisht u ndihmoni të tjerëve. Jeni altruist i madh dhe interesat e të tjerëve i vini para tuajave. Dhe jeni shumë i shoqërueshëm, thonë psikologët.
Nëse jeni fëmija më i madh apo fëmijë hasreti keni më shumë shanse të arrini sukses në mënyrë konvencionale. Kryesisht keni aftësi prej lideri në punë dhe keni tendencë që të bëheni konformist, pra i harmonizuar me ato gjëra që shumica i dashuron, i mendon dhe i dëshiron. Gjithashtu, mbase keni orientim akademik.
Edhe një konkluzion interesant me rastin e hulumtimit – fëmijët më të rinj më së shpeshti fillojnë marrëdhënie miqësore me fëmijët më të rinj, të mesmit me fëmijët e tjerë të mesëm, ndërkaq më të vjetrit apo fëmijët e hasretit me fëmijët e njëjtë siç janë edhe ata vetë. Domethënë, çdo zog në tufën e vet! /Telegrafi/