Site icon Telegrafi

Si ndikon kureshtja në mbamendje

Neuroshkencëtarët Matthias Gruber, Bernard Gelman dhe Charan Ranganath e kanë kryer një studim në të cilin e kanë studiuar aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve, dhe krejt këtë me qëllim të zbulimit të ndikimit të kureshtjes në mbamendje dhe përqendrim.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën një sërë pyetjesh, për përgjigjet e të cilave kishin pasur shumë pak kohë për të mësuar para vetë testit. Rezultatet e studimit treguan se truri i pjesëmarrësve ishte më aktiv kur iu përgjigjën pyetjeve që ishin të lidhura me interesat e tyre.

Pjesëmarrësit në pyetjet të cilat kishin të bënin me interesat e tyre u përgjigjën madje 70.6% saktë, krahasuar me një saktësi prej 54.1% në pyetjet të cilat nuk ishin të lidhura me interesat e tyre. Sa më e dobët që ishte kureshtja, aq më e ulët ishte përqindja e saktësisë.

Hulumtuesit sugjerojnë që hulumtimi i tyre mund të ndihmojë në zhvillimin e metodave të reja të të mësuarit, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme për personat që vuajnë nga problemet me mbamendjen.

Inkurajimi i kureshtjes mund të jetë hapi i parë tek të mësuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version