Site icon Telegrafi

Si ndihen femrat pas aktit seksual, e si do të duhej të ndiheshin?

Në bazë të shkencëtarëve australianë, një nga tri femra vuan nga depresioni pas seksit. Më shumë se 200 femra të reja kanë marrë pjesë në studimin, kur 33% e tyre ka treguar se kanë një ndjenjë depresioni pas seksit gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Shkencëtarët tashmë po provojnë që ta zbulojnë shkasin e mundshëm që e shkakton këtë. Autori i studimeve Robert Chvaicer thotë se në rrethana normale menjëherë pas seksit femrën duhet ta pushtojë ndjenja e kënaqësisë psikike dhe ndjenja e relaksimit. Por, ai ka shtuar se disa femra në vend të kësaj, ndiejnë melankoli, dhimbje dhe shqetësim.

Mirëpo, ekzistojnë grupe njerëzish që në fakt ndihen keq pas aktit seksual. Autori i studimeve thotë se këtë dukuri nuk është aspak e lehtë për ta shpjeguar, dhe se kjo temë në përgjithësi është e pahulumtuar. Ky hulumtim përfshin femrat, të cilat pas seksit ndihen në depresion.

"Shkasi i një ndjenje si kjo është krejt i panjohur. Një nga femrat e anketuara ka deklaruar se si pas seksit ndien melankoli, dhe se kjo ndjenje nuk ka fare të bëjë me ndjenjat që ka ajo karshi partnerit të saj", thotë Shvicer.

Tek personat që kishin një formë të keqtrajtimit seksual ndihej një ndjenjë turpi, faji dhe humbje të dëshirës për seks, shton profesori. Shkasi, Sipas profesorit, mund të jetë edhe në dispozitat biologjike, por edhe më tutje nuk kanë përgjigje adekuate rreth kësaj teme.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version