Jogurti është i pasur me kulturat të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të pengojë zhvillimin e infeksioneve kërpudhore.
Infeksionin kërpudhor shumica e njerëzve e marrin një herë në jetë, ndërkaq simptomat e tij mund të jenë shumë të pakëndshme.
Njëri ndër ilaçet më efikase natyrore është jogurti, transmeton Telegrafi.
Jogurti është produkt i gjithanshëm i qumështit i cili fitohet me fermentimin e qumështit me ndihmën e baktereve, por edhe fusha e veprimit të tij nuk është e kufizuar vetëm në tavolinë dhe kuzhinë.
Ai është ideal për shërimin e infeksioneve bakteriale kërpudhore të zonës intime dhe për parandalimin e infeksioneve urinare.
Disa femra vagjinën e lyejnë me jogurt kur kanë probleme me kërpudha dhe baktere gjatë shtatzënisë, por edhe konsumimi oral është mjaft efikas.
Sipas një hulumtimi të publikuar në analet e mjekësisë interne, konsumimi ditor i LGG rezulton me frekuencë tri herë më të rrallë të shfaqjes së candide vaginitis (kërpudhave).
Doza e rekomanduar ditore është më së paku 150 mililitra jogurt me lactobacillus acidophilus. /Telegrafi/