Site icon Telegrafi

Si mund të shpërthen një “pagers” – mjet i vjetër i telekomunikimit

Tetë persona u vranë dhe rreth 2750 u plagosën – 200 prej tyre në gjendje kritike – në një seri shpërthimesh të njëkohshme të “pager” në të gjithë Libanin, tha Ministri i Shëndetësisë, Firass Abiad.

Viktimat e shpërthimeve janë kryesisht anëtarë të Hezbollahut pro-iranian. Në një deklaratë, grupi militant fajësoi Izraelin për shpërthimet dhe deklaroi se do të “dënohej me të drejtë”.

Zyrtarët thanë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah nuk u lëndua nga shpërthimet.

Shtrohet pyetja, si është e mundur që “pagers” të shpërthejnë, sidomos në të njëjtën kohë? Sabotimi masiv i një numri kaq të madh të sinjalizuesve libanezë kërkonte inteligjencë dhe aftësi teknike në kohë, shkruan bbc.

Që nga fillimi i konfliktit në Gaza vitin e kaluar, Hezbollahu ka paralajmëruar anëtarët që të mos përdorin telefona celularë nga frika se mos manipulohen nga inteligjenca izraelite. Në vitin 1996, agjencia izraelite “Shin Bet” vrau një anëtarë të Hamasit përmes një shpërthimi të telefonit.

Në vend të kësaj, Hezbollahu përdori “pagers” për të komunikuar. Kohët e fundit iu dorëzua një grup i ri “pagers”. Dikush – dhe Hezbollahu nuk dyshon se Izraeli qëndron pas kësaj – arriti të futet fshehurazi në zinxhirin e furnizimit të atyre sinjalizuesve.

Një ish-ekspert i municioneve të ushtrisë britanike, i cili nuk donte të identifikohej, tha për BBC-në se pajisjet ka të ngjarë të ishin të mbushura me eksploziv ushtarak të sasisë midis 10 dhe 20 gram – të fshehur brenda një komponenti elektronik të rremë.

Ky eksploziv, tha eksperti, do të aktivizohej me një sinjal, diçka që quhet mesazh tekstual alfanumerik.

Pas aktivizimit, personi i radhës që do të përdorte pajisjen do të shkaktonte shpërthimin. Megjithëse më pak se 1 për qind e pajisjeve shpërthyese të aktivizuara deri tani kanë qenë vdekjeprurëse, qindra janë lënduar rëndë, gjë që përbën një goditje të madhe psikologjike për Hezbollahun. /Telegrafi/

Exit mobile version