Tani, spanjolli ka vendosur të ndërtojë një grup më të fortë fizikisht dhe kështu ai ka nënshkruar me Douglas Costan dhe ka larguar veteranin legjendar, Bastian Schweinsteiger. Gjithsesi, pika që tregon se Guardiola ka ndryshuar është ish-mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal.
28-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Gjermani dhe kështu ai e njeh mirë këtë ligë. Por, kiliani ka dhe aftësi tekniko-fizike mjaft të mëdha dhe është kjo ajo që klubi gjerman ka kërkuar nga Guardiola për sezonin e ardhshëm.
Telegrafi ju sjell mënyrat se si mund të renditet mesfusha e bavarezëve me Arturo Vidalin në skuadër në sezonin e ardhshëm:
1. Ndihmës i sulmuesve
Ky është një formacioni që është përdorur shpesh nga Guardiola, por këtu Lahm do të jetë në të djathtë, kurse Alaba në stol.
Në këtë sistem, Xabi Alonso do të jetë ai i cili do të dirigjojë lojën dhe kështu do të lejojë dyshen Vidal dhe Thiago Alcantara të japin produktivitet në fazën ofensive. Aftësia e Vidal në mbajtjen e topit e bën atë të përsosur për sistemin e lojës së Guardiolas. Gjatë sezonit të kaluar në Serie A, kiliani ka bërë pasime me një saktësi prej 85 për qind.
Vidal është shumë aktiv, ai vrapon shumë dhe kështu do të vendoste ekuilibrin në mesfushën bavareze. Gjithashtu, Pep mund ta përdorë atë edhe për të sulmuar, pasi ai posedon edhe goditje të forta dhe mban topin shumë bukur.
2. 4-2-3-1 (Gotze IN, Thiago OUT)
Në këtë sistem, Vidal është i ‘prangosur’ për të ndihmuar mesfushën në aspektin defensiv, por është pak e besueshme që Guardiola do ta përdorë atë në këtë mënyrë, pasi trajneri spanjoll njihet për lojë sulmuese. Gjithsesi, nëse kjo ndodh, atëherë ekipi do të ketë më shumë siguri në fazën mbrojtëse.
Njëherësh, e bukura e këtij formacioni është se Gotze mund të tregojë vlerat e tij më shumë, pasi ai do të jetë i ndihmuar nga super-dyshja, Alonso dhe Vidal.
3. 4-2-3-1 (Vidal para, Lahm pas)
Vidal rrallë luan në rolin e Nr.10, por ai është një lojtar i gjithanshëm dhe sigurisht se do ta kryente këtë punë me sukses nëse do t’i kërkohej. Gjithashtu, ky formacion do t’i jepte mundësi Guardiolas ta përdorte Phillip Lahmin në qendër. Nuk besoj se kjo do ishte një problem, pasi trajneri spanjoll e ka cilësuar Lahmin si një ndër lojtarët më inteligjentë që ka stërvitur.
Me vendosjen e Lahm në qendër, David Alaba do të luajë në anën e djathtë dhe Juan Bernat në të majtë duke i dhënë ekipit gjerman një efikasitet më të madh në krah.
4. 4-3-3 – Vidal, Alonso, Thiago
Nga të gjitha rolet të cilat i kemi mbuluar më lart, ky formacion i jep më shumë efikasitet treshes Robben, Muller dhe Robert Lewandowski, të cilët se bashku kanë shënuar 47 gola në Bundesliga gjatë sezonit të kaluar.
Gjithashtu, Douglas Costa mund ta zëvendësoj Mullerin, pasi Costa është një driblues fantastik dhe kjo lëvizje do të ishte e njëjtë me atë që Pep ka bërë te Barcelona me Pedron.
5. 4-3-3 – Muller një ‘nr. 9’ fals
Guardiola gjithmonë e më shumë është duke përdorur sisteme të reja dhe interesante dhe pse jo të fillonte sezonin e ri me një ‘nëntëshe’ të rremë, ndoshta nga kjo ai do të arrinte të merrte më të mirën nga Muller.
Lahm do të jetë në një pozitë më të thellë, kurse Alonso do të shijojë stolin, pasi për Guardiolan është Lahm lojtari i ‘përkëdhelur’ në ekip. Thiago dhe Vidal do të punojnë së bashku në mesfushë, kurse Muller do të jetë i ndihmuar nga dyshja Douglas Costa dhe Arjen Robben.