Site icon Telegrafi

Si mund ta njihni partnerin e dhunshëm

Studime të shumta tregojnë faktin se dhuna sa vjen e rritet në marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në marrëdhëniet e tjera, përderisa psikologët theksojnë se kjo shifër mund të zvogëlohet nëse njerëzit me kohë vërejnë shenjat e mundshme të dhunës te partneri potencial, transmeton Telegrafi.

Lidhja e shpejtë

Partneri, i cili porsa ju ka njoftuar dhe fillon të flasë se sa shumë ju dashuron, se si planifikon të ardhmen me juve është shenja e parë për alarm. Edhe pse shprehja e tillë e ndjenjave me siguri se do t’i shkojnë për shtati egos tuaj, kujtojeni se kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë.

Xhelozia

“Xhelozia është shkasi më i shpeshtë i sjelljes në një marrëdhënie të dhunshme”, shpjegon psikologja Amy Bonomi. Shenja të qarta të xhelozisë janë akuzat shkaku i bisedës me të tjerët, veshjes provokuese, kohës së pakët që kaloni me partnerin dhe akuzat për tradhti.

Kontrolli

Nëse partneri posesiv dëshiron që mbi juve të ketë kontroll, shpeshherë do t’jua thotë se si nuk guxoni të jeni të afërt me të tjerët, të cilët ai i konsideron si të ‘këqij’, nuk i dëshiron në praninë apo afërsinë tuaj dhe insiston që në çdo moment ta dijë se ku ndodheni.

Kërcënimet

Fjalitë si “Do të vetëvritem nëse më braktis” apo “Do të vras nëse më braktis” janë deklarata dhe episode që shfaqen te personat e tillë porsa ta keni përmendur ndarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version