Site icon Telegrafi

Si mund ta kuptoni nëse partneri ju tradhton

Të përdredhurit
Sipas ekspertëve për komunikimin e trupit, femra që një natë më parë ka pasur kënaqësi të mirë seksuale, përdridhet më pak dhe më ngadalë se ajo që e ka kaluar natën në shtrat vetëm me libër. Shpejtësia e frymëmarrjes dhe e përpëlitjes së syve, menjëherë pas seksit është e shpejtë, por të nesërmen ajo ngadalësohet për shkak se trupi është i relaksuar.

Buzëqeshjet
Seksi i largon të gjitha kufizimet dhe kornizat e sjelljes, për këtë i gjithë trupi reagon si më i relaksuar. Pas aktit seksual, njerëzit qeshin më shpesh dhe sigurisht të shikojnë më gjatë në sy, apo të qëndrojnë më afër, ndryshe nga ç’mund të kishin bërë në ndonjë nga situatat normale.

Skuqja e dyshimtë
Metodë e mirë për të verifikuar nëse dikush ka kryer marrëdhënie seksuale, është edhe testi nëpërmjet lëkurës. Ndiqni me kujdes ndryshimet e ngjyrës së lëkurës në trupin e partnerit. 30% e femrave, pak pas seksit, kanë shenja të dukshme të të skuqurit në lëkurë. Vëreni me kujdes nëse buzët i kanë të skuqura. Njollat e kuqe nëpër fytyrë, në gjoks, qafë dhe në hundë mbeten për shkak të ngritjes së tensionit të gjakut. Kjo vazhdon për 20 minuta pas aktit. Dëshira për prekje
Seksi shkakton prodhimin e hormonit të quajtur oksitocin, gjatë së cilës kemi më tepër nevojë për t’i prekur njerëzit dhe të jemi të prekur. Nëse kolegia juaj ju prek papritmas më fort se zakonisht, nuk ju nevojitet shumë për të kuptuar mbi atë se çka bërë një natë më parë.

Komentimi i shputave
Pas seksit, gishti i vogël në këmbën e majtë skuqet. Por kjo mund të ndodh edhe nëse ajo (po edhe ai) vetëm mendojnë për seks, pra vetëm gjatë të menduarit për seks. Mirëpo ajo që zbulon më tepër është largësia mes gishtave të këmbës. Gishti i vogël simbolizon seksin ndërsa tjetri pranë tij dashurinë. Sipas një "komentuesi të shputave", largësia mes gishtit të vogël të këmbës dhe gishtit pranë tij, tregon se keni baza për aventura që zgjasin nga një natë, ndërsa gishti i vogël i kthyer për nga gishti pranë tij, tregon se jeni biseksualë.

Sytë e shkëlqyeshëm
Dikush që ka bërë dashuri para disa orëve sytë i ka me shkëlqim. Po ashtu më lehtë i hap buzët.

Zgjedhja e rrobave
Si pasoj e seksit është edhe rritja e vetëbesimit që ndikon në zgjedhjen e veshjes.
Femra që befasisht ndryshon veshjen të cilën e ka përdorur shpesh dhe e ndërron me diçka që potencon më tepër natyrën e femrës, me siguri ka përjetuar diçka të paharrueshme natën e kaluar. Ajo ndjen vetëbesim dhe dëshiron të bëhet atraktive.
Në vend që të përcillni të dashurën tuaj, provoni me metoda mjaft efikase, të lexoni të vërtetën nga trupi i saj. Janë disa shenja në trupin e njeriut, që padëshirë flasin mbi realitetin. Mjafton që të mësoheni t’i lexoni ato.

Prekja e flokëve
Luajtja me flokë tregon se ende ëndërron për dashurinë në shtrat të cilën e ka përjetuar mbrëmjen e kaluar. Ajo që vazhdimisht kalon dorën nëpër flokë,
në atë mënyrë "zbrazet" dhe këtë e bën pa vetëdije për t’u dukur më mire para mashkullit të vet.

E çmendur për kastravecë
Dëshira për kastravecë është tregues i mirë i ndjenjave me afsh. Kjo shfaqet për shkak të nevojës për lëngje. Nëse femra edhe më tej ndihet seksi, edhe pas dashurisë së bërë, kastravecët janë ushqim, të cilin e preferon më së shumti.

Rritja e ndjeshmërisë së shqisave
Seksi e përmirëson shqisën e nuhatjes, dhe për këtë, nëse kolegu a kolegia fillon dhe ndien ndonjë erë të cilën ju as që e keni hetuar, e dini se ku është faji. Seksi e rrit rrjedhën e gjakut në disa pjesë të trupit, e mes atyre pjesëve është edhe hunda.
Natyrisht se çdo individ është unik. Prandaj nëse së paku për disa javë përqendroheni dhe vështroni trupin e partnerit (lëkurën, sytë, hundën, buzët, gishtërinjtë, mjekrën e më pas, veprimet e pavetëdijshme, sjelljet dhe mënyrën e të shprehurit, etj.) dhe arrini të mësoni gjuhën e trupit të saj apo të tij, kurrë nuk do t’ju mund tu hedhë hi syve.
Gjithmonë do të dini, edhe pse nuk ju tregojnë me fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version