Edhe pse ndoshta ju duket që keni gjetur mashkullin i cili do t’ju jetë besnik gjatë gjithë jetës, këto shenja tregojnë që tek ai fshihet gruari i vërtetë
Për të është e paimagjinueshme që të jetojë me një femër deri në fund të jetës, ndërkaq pas një kohe edhe vetë do ta kuptoni.
Për të shmangur thyerjen e zemrës, ju këshillojmë që me kujdes t’i ndiqni këta tre tregues, transmeton Telegrafi.
Shumica ju kanë thënë që është gruar
Tashmë nga disa njerëz keni dëgjuar që ai shumë shpesh i ndërron femrat, mirëpo nuk jeni e sigurt se a duhet t’i besohet.
Në atë rast provoni vetë të mësoni së paku numrin e përafërt të vajzave me të cilat ka kaluar.
Vazhdimisht ju bën dhurata
Edhe pse gjestet romantike janë një plus i madh, dhuratave të tij nuk u shihet fundi.
Ai e bën këtë për të përftuar kujdesin tuaj, dhe pasi që t’ju bëjë plotësisht për vete është më se e sigurt që do të ndryshojë tërësisht dhe do t’i harrojë dhuratat dhe veprimet prej xhentëlmeni.
Është shumë i mirë për të qenë i vërtetë
Gruarët janë aktorë të shkëlqyeshëm të cilët me kujdes do të përpiqen se si mund t’ju bëjnë për vete dhe si duhet të sillen në situata të caktuara.
Nëse ju duket shumë i përsosur, dijeni që diçka nuk është në rregull. /Telegrafi/