Një kapiten, një mbrojtës qendre dhe portieri janë lojtarët të cilët janë zakonisht personat që kontaktohen për ta kurdisur një ndeshje futbolli.
Ndërmjetësit që kontaktojnë pjesëtarët e klubit mund të jenë lojtarë që sapo kanë dalë në pension, ose që janë shumë pranë pensionimit.
Ata kanë kontaktet e duhura që ta bëjnë këtë detyrë.
Pagesa është e ndarë në dy pjesë, në të parën paguhet me para në dorë në prag të ndeshjes dhe e dyta pas ndeshjes, nëse arrihet rezultati i dëshiruar.
Si kurdiset ndeshja
Oficer i integritetit të La Ligas, Inaki Arbea , ka shpjeguar për MARCA procesit që Federata Spanjolle e Futbollit [RFEF] ndjek për të kapur dhe rrëzuar kurdisjet e ndeshjeve.
“Hapi i parë është parandalimi, pasi kemi vizituar të gjitha dhomat e zhveshjes së La Liga, La Liga 1 | 2 | 3 , Liga Iberdrola dhe Liga Nacional de Futbol Sala”.
“Mbajmë seminare ku shpjegojmë se çfarë është e ndaluar të bëhet dhe japim instruksione bazike se si të sillesh në situata të tilla, dhe funksionon shumë mirë”, thotë Arbea.
Ndeshjet që mund të kurdisen
Nuk është e pazakonshme dhe ka tendencë të ndodhë edhe në ndeshjet kur ekipet kanë nevojë të fitojnë për tu ngjitur, ose shmangur uljen, ose për të arritur në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Është më e lehtë për tu zbuluar nga analistët e La Liga , pasi marrin dhe vlerësojnë informacionet që kanë, kontrollojnë provat dhe paraqesin ankesë në polici.
Ka pasur disa raste ku kurdisja e ndeshjesh ishte parandaluar para se të ndodhte.
Bastet e ndeshjes: alarmi TYCHE nga 0 në 5
Gjithashtu përdoret edhe sistemi kompjuterik TYCHE, që monitoron bastet që vendosen për ndeshjet.
Nëse TYCHE vëren baste të pazakonte në një ndeshje të caktuar, siç ndodhi te sfida e Huescas me Gimnastic de Tarragona, atëherë informacioni merret dhe i dërgohet policisë.
Nëntë persona janë arrestuar të martën nga policia spanjolle për përfshirjen e tyre në kurdisje ndeshjesh. /Telegrafi/