Site icon Telegrafi

Si krahët e Pippa Middleton: Videoja 8-minutëshe që po bën xhiron e rrjetit

Njësoj si e motra, Kate, Pippa Middleton ushqehet shëndetshëm dhe përpiqet të ushtrohet vazhdimisht. Mjafton të shihni bicepsin, tricepsin dhe shpatullat e Pippa-s për të kuptuar sa e tonifikuar është

Nëse ju nevojiten ushtrimet e saj, dikush tjetër mendoi për ju.

Një video 8-minutëshe nga Holly Dolke në YouTube ka grumbulluar më shumë se 5.5 milionë klikime.

Njerëzit janë fiksuar me ushtrimet, pasi në dukje janë të lehta dhe nuk kanë nevojë për pajisje/vegla shtesë. Madje nuk do t’ju duhet të bëni as pompa.

Videoja daton që në 2018-n, por vetëm këto dy muaj e fundit grumbulloi 2 milionë shikime më tepër.

“Edhe pse ushtrimet janë të shkurtra, janë shumë efektive për tonifikim e krahëve dhe shpatullave,” shkruan Dolke në YouTube.

Exit mobile version