Site icon Telegrafi

Si kanë kërkuar dy milionë funte nga United

Klubi i parë i Marcus Rashford ka mohuar zërat se ata kanë kërkuar dy milionë funte nga Manchester United.

Rashford ka mahnitur në debutimin e tij me ”Djajtë e Kuq” duke shënuar katër gola në dy paraqitje, ndërsa lojtari më parë ka luajtur për Fletcher Moss Rangers.

”Është spekuluar se ne kemi kërkuar 2 milionë funte për zhvillimin e Rashford, por kjo nuk është e vërtetë”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Talenti 18-vjeçar raportohet se pësuar një ngritje në pagë nga 500 funte në 15 mijë funte në javë.

Exit mobile version