Për disa njerëz, vikendi shërben si pushim nga puna e lodhshme gjatë javës.
Për disa tjerë, vikendi është mit – dita e shtune dhe e diele shërbejnë vetëm si zgjatje e orarit të javës në mënyrë që të dalin para konkurrencës, transmeton Telegrafi.
Duke i gjykuar edhe mënyrat e ndryshme se si njerëzit e suksesshëm i shpenzojnë ditët e tyre të lira (të paktën teorikisht) nga puna, ne mund të biem në përfundim se faktikisht nuk ka ndonjë mënyrë të duhur apo të gabuar për t’i strukturuar vikendet – gjithçka është rreth gjetjes së një balancimi të duhur për ju.
Bill Gates e shijon në maksimum vikendin
Miliarderi i ‘Microsoft’ ka treguar për lexuesit e ‘Reddit’ se i kalon vikendet duke e shikuar vajzën e tij duke kalëruar dhe duke u argëtuar.
Jack Dorsey bën hiking dhe përgatitet për javën që po vjen
Në vitin 2011, kur Jack Dorsey ishte duke i drejtuar me orar të plotë Twitter dhe Square, ai kishte deklaruar se ditën e shtune e kalon duke bërë hiking, ndërsa gjatë së dielës përqendrohet në strategjitë, reflektimet dhe përgatitet për pjesën tjetër të javës.
Elon Musk e kalon kohën me fëmijët e tij
Musk, drejtori miliarder i SpaceX dhe Tesla, i ka pesë fëmijë me të cilët, siç ka thënë ai, i kalon vikendet.
Sidoqoftë, ai gjithashtu në vitin 2013 kishte deklaruar se një pjesë e kohës së tij të lirë shpenzohet duke dërguar e-maile. /Telegrafi/