Site icon Telegrafi

Irani si mund t’i hakmerret Izraelit?

Ndërsa Izraeli pret një sulm nga Irani dhe aleatët e tij si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, kanë dalë informacionet e para se çfarë lloj sulmi ndaj Izraelit mund të nisë nga Siria.

Gjegjësisht, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se Irani, përmes një përfaqësuesi, mund të lëshonte drone nga zona e Damaskut dhe nga shkretëtira siriane.

Lexo po ashtu Izraeli formon koalicion kundër sulmeve të Iranit: Jordania dhe Egjipti do të rrëzojnë raketat iraniane

“Grupet përfaqësuese iraniane kanë urdhëruar gjithashtu operativët të mos synojnë bazat ushtarake amerikane, përveç nëse Shtetet e Bashkuara marrin pjesë në mbrojtjen e Izraelit gjatë një sulmi”, thuhet në deklaratë.

Analistë të shumtë, duke cituar burime në Teheran, thanë se Irani, me ndihmën e aleatëve, do të nisë një sulm ndaj Izraelit në 48 orët e ardhshme, shkruan timesofisrael.

Ajo që aktualisht paraqet dilemën më të madhe është nëse sulmi do të kryhet vetëm nga territori i Iranit apo nëse do të koordinohet me Hezbollahun, përfaqësuesit e Iranit në Siri, Huthit në Jemen dhe Hamasin në zonën e Gazës.

Izraelitëve u janë dhënë udhëzime se çfarë të bëjnë në rast të një sulmi ndaj vendit mes tensioneve në rritje rajonale, ndërsa supermarketet po raportojnë një rritje në shitjet e disa produkteve.

Lexo po ashtu SHBA dërgon anije dhe aeroplanë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme për ta mbrojtur Izraelin

Rrjeti izraelit i supermarketeve, Victory njoftoi se shitjet e disa mallrave u rritën me 30 për qind krahasuar me shitjet e rregullta.

CNN njoftoi se njerëzit kryesisht blejnë ushqime të konservuara, drithëra, makarona, letër higjienike, mish të ngrirë, ujë në shishe dhe peceta higjienike. /Telegrafi/

Exit mobile version