“Ishte shumë e vështirë për mua dhe pas një momenti dëshira ime u ul”
Halle Berry është një nga femrat e pakta që i gjithë Hollywood thotë se nuk ndryshon.
Për figurën dhe dukjen e saj rinore ia kanë zili vajzat dy herë më të reja dhe shpeshherë ka theksuar se nuk ka ndihma të mrekullueshme, ka vetëm dietë dhe stërvitje të shëndetshme.
Kur ishte e vogël, ajo adhuronte ëmbëlsirat dhe më pas mjekët e diagnostikuan me diabet në moshën 22-vjeçare. Ky ka qenë momenti kur ka vendosur të shmangë sheqerin nga dieta e saj dhe nuk e fsheh se e ka pasur shumë të vështirë, transmeton Telegrafi.
“Në të njëzetat e mia të hershme, pak para se të diagnostikohesha me diabet, isha i varur nga sheqeri. E nisja ditën me thekone të ëmbla dhe lloje të ndryshme kornfleks, pastaj ëmbëlsohesha edhe me bonbone. Isha vazhdimisht nën ndikimin e sheqerit”, ka thënë Halle Berry.
Ajo ka vendosur të heqë dorë nga ëmbëlsirat, por edhe të reduktojë marrjen e frutave.
“Tri javët e para ishin shumë të vështira për mua. Ndjeva dhimbje koke të forta dhe ndryshime të papritura të humorit! Por, pas kësaj, dëshira ime u zvogëlua. Shija ime ndryshoi plotësisht, dhe shëndeti im u përmirësua”, tha aktorja.
“Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Unë u detyrova ta ndryshojë plotësisht mënyrën e jetesës dhe nga atëherë, e kam vazhduar këtë praktikë të shëndetshme të ushqyerjes”.
Kur ajo postoi një foto me një kombinezon provokues me dekolte të thellë, pati një sërë pyetjesh për pamjen e saj.
Dikur Hale zbuloi se ha rregullisht supë me kocka të mbushura me kolagjen. Ai shmang lëngjet dhe shpesh ha perime dhe pi rregullisht limonadë.
“Për shkak se jam diabetike, ushqyerja e mirë ka luajtur rol të madh në jetën time. Në këto 30 vjetët e fundit, unë e ndjek dietën ketogjenike”, ka deklaruar Berry. /Telegrafi/