Site icon Telegrafi

Si është vagjina juaj e ndryshme nga të tjerat?

Ja disa gjëra që e bëjnë të veçantë vagjinën tuaj:

Buzët

Një studim i bërë nga Women`s Health i bërë me 168 femra tregoi se buza e majtë është e gjerë mesatarisht 2.1 cm, me një shtrirje prej 0,4 deri në 6,4 cm. E djathta është e mesatare 1,9 cm me një shtrirje prej 0,3 deri në 7,0 cm. Buza e majtë është e gjatë mesatarisht 4 cm me shtrirje prej 1,2 deri në 7,5 cm; e djathta është me mesatare 3,8 me shtrirje prej 0,8 deri në 8,0 cm. D.m.th dy anët kurrë nuk janë simetrike.

Vendosja dhe madhësia e klitorit

Edhe klitori ka variacione të shumta. Jo vetëm që mund të jetë i vendosur afër apo larg hapjes, por edhe madhësia dallon shumë. Gjerësia e klitorit shtrihet prej 0,2 deri në 2,5 cm me një mesatare prej 0,8 cm. Gjatësia e klitorit ishte mes 0,4 deri në 4,0 cm me një mesatare prej 1,6 cm.

Brendësia

Studimi tregoi se gjatësia mesatare e vagjinës është 9,6 cm me një shtrirje prej 6,5 deri në 12,5 cm. Nëse keni madhësinë e vogël, mos u brengosni pasiqë vagjina gjatë seksit zgjerohet dhe zgjatet.

Ngjyra

Ngjyra mund të jetë gjithçka që ka një ylber, dhe nuk d.t.th se ngjyra e vagjinës duhet të përshtatet me ngjyrë e lëkurës. Disa kanë buzë ngjyrë rozë ndërsa të tjerat kanë ngjyrë kafe, të kuqe apo ngjyrë vjollcë. Ndonjëherë buzët kanë të njëjtën ngjyrë sikurse lëkura, mirëpo shpesh është me ngjyrë më të hapur apo më të errët sikurse buzët në fytyrën tuaj.

Sasia e shkarkimit

Lëngu nga shkarkimi juaj ndryshon përgjatë ciklit, gjë që të gjithë e dini, mirëpo ndryshon nga femra në femër. Woman`s Day raporton se sasia mesatare e shkarkimit vaginal tek femrat e moshës së riprodhimit, në periudhë prej 8 orëve nxjerr 1,55 gramë. Disa femra prodhojnë më pak e disa më shumë, dallimet janë plotësisht normale!

Aroma

Përveç nëse keni infeksion, të gjitha llojet e aromave janë normale. Si duket vagjina juaj prodhon 2,100 aroma të ndryshme, aroma ndryshon varësisht se në cilën kohë të periudhës suaj ndodheni. Aroma juaj është veçori e juaja!

Qimet e turpshme

Edhe kjo gjë është e veçantë tek secila femër. Nuk dallojmë vetëm nga cilësia dhe ngjyra, por edhe nga sipërfaqja e shtrirjes së qimeve. Mund të bëni çfarë të doni me qimet e juaja pasiqë ato janë personale dhe veçori e juaja. Mund t`i ngjyrosni, t’i leni të rriten, të bëni “frizura”, bëhuni kreative!

/Telegrafi/

 

Exit mobile version