Në rastin e parë dhimbja gjatë marrëdhënieve shkaktohet nga një spazmë të pavullnetshme të muskulaturës vaginale që bën të pamundur penetrimin.
Çështja shumë shpesh është psikologjike dhe mund të jetë e lidhur me nervat, konflikte, frika në përballje seksuale.
Në rastin e dytë, sigurisht më i shpeshtë, dhimbjet janë si pasojë e infeksioneve sipërfaqësore ose të thella në moment ose gjatë kontaktit. Motivi është organik: mitra është në pozicion jo të përshtatshëm.
Situata tjetër kur marrëdhënia mund të përjetohet me dhimbje është menopauza, kushtet fiziologjike, ku mungesa hormonale reflektohet në mukozat gjenitale duke e bërë atë më pak elastike.
Duke përjashtuar çështjet organike, sidomos në vaginizëm mund të ndihmojë diskutimi me një psikoterapist, të shoqëruar me terapi qetësuese. /Telegrafi/