Site icon Telegrafi

Si e zgjedhin meshkujt gruan me të cilën duan të martohen?

Si e bëni një mashkull t’ju propozojë martesë?

Mund të jeni tejet seksi dhe e mahnitshme në shtrat, mund të bëni seks në mëngjes e në mbrëmje, por këto nuk mjaftojnë për t’ju propozuar martesë një mashkull. Në fakt, seksi, për të mos thënë fare hiç, ka të bëjë shumë pak me martesën, transmeton Telegrafi.

Arsyeja se përse një mashkull zgjedh të martohet me ju, gjendet jashtë dhomës së fjetjes. Tani, a jeni duke menduar se si ta bëni t’ju propozojë martesë?

E thjesht fare! Meshkujt martohen me gra të cilat i bëjnë ata meshkuj më të mirë.

Kjo fillon kur meshkujt e vërejnë se vetura e tyre është më e pastër, shtëpia është më e pastër. Por, kjo vetëm sa thellohet… Pas një kohe – ndoshta në fillim të lidhjes, ndoshta pas disa muajve – meshkujt i pushton një “karakteristikë fisnike”, e cila i bën ata të duan të kujdesen për ju.

Dëshirojnë të dini ku jeni, në çfarë gjendje e keni veturën dhe dëshirojnë të sigurohen se keni mjaftueshëm karburant. Gjithashtu, fillojnë t’ju ndihmojnë me çfarëdo që dëshironi apo që keni nevojë dhe më nuk janë vetëm në rolin e të dashurit, por edhe të mikut.

Papritmas, gjërat e vogla për të cilat asnjëherë nuk keni menduar fillojnë të bëhen të rëndësishme.

Meshkujt fillojnë të brengosen se si ndjeheni, e jo se si dukeni.

Thënë më shkurt, meshkujt martohen me një grua e cila ia përmirëson jetën – dhe kjo gjithmonë do të jetë reciproke.  /Telegrafi/

Exit mobile version