Ardhja e Luis Enrique në Paris Saint-Germain këtë verë pritej të pastronte skuadrën dhe surpriza më e madhe ishte kur ai goditi një nga tre lojtarët me qëndrimin më të gjatë në klub, Marco Verrattin.
Francezët zbuluan përmbajtjen e bisedës së pakëndshme dhe të drejtpërdrejtë që Luis Enrique pati me Verrattin pas mbërritjes së tij në klub.
“Ti je prototipi i gjithçkaje që urrej te futbollistët”, i tha spanjolli duke e lënë të kuptojë se nuk ishte i mirëpritur.
🚨 Luis Enrique to Marco Verratti this summer, concerning the Italian midfielder’s lifestyle 😵:
“You are the prototype of the player I hate.” 🚬
(Source: @leparisiensport) pic.twitter.com/5CNFmWjAMv
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) October 4, 2023
Është e qartë se Enrique as nuk u interesua për cilësitë e padiskutueshme të mesfushorit me përvojë, por e ka lënë menjëherë jashtë për shkak të mungesës së profesionalizmit, stilit të jetesës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes.
Gjegjësisht, gjatë 11 viteve të qëndrimit në Paris, Verratti njihej shpesh për shkak të aktiviteteve të tij të shpeshta në jetën e natës në Paris, dhe Enrique e dinte këtë dhe nuk donte të humbiste kohë me të.
Në fund, Verratti shkoi në Katar për 45 milionë euro dhe kështu e ndihmoi klubin të merrte paratë me të cilat rregulloi librat financiarë.
Kujtojmë, përveç Verrattit, në të njëjtën verë nga Parku i Princave u larguan edhe Leo Messi, Sergio Ramos, Neymar, Abdou Diallo, Renato Sanches… /Telegrafi/