Site icon Telegrafi

Si e forcon dashuria lidhjen nga largësia

Siç ka treguar një hulumtim amerikan, rreth tre milionë amerikanë të cilët thonë se e jetojnë lidhjen të ndarë nga bashkëshortët e tyre.

Personat të cilat janë në lidhje dhe jetojnë larg njëri-tjetrit, zakonisht komunikojnë diç më rrallë se njerëzit të cilët jetojnë bashkë, mirëpo përjetojnë intimitet më të madh sesa ata që jetojnë afër njëri-tjetrit.

Anët negative janë, përveç tradhtisë, fakti që gjatë kohës sa janë të ndarë partnerët idealizojnë njëri-tjetrin, andaj lehtë mund të ndodhin zhgënjime të dhembshme kur bëhen bashkë.

Prandaj, nëse nuk keni mundësi të filloni jetën e përbashkët, mos u zhgënjeni – mundësia që një ditë të jeni bashkë dhe të dashuroheni edhe më shumë është dukshëm më e madhe. /Telegrafi/
 

Exit mobile version