Ne e dimë që kur blini një palë këpucë, forma e këmbës është e fundit që mendoni, ose më mirë të themi: Nuk e mendoni fare. Mirëpo anatomia luan një rol të rëndësishëm në rehatinë e këpucëve
Faktori që ndikon është gjatësia e gishtërinjve.
Përgjithësisht, tri janë format e këmbëve: egjiptiane, romake dhe greke.
FORMA EGJIPTIANE
Karakteristikat: Gishti i madh është më i gjati, ndërsa të tjerët vijnë duke u zvogëluar në gjatësi.
Këpucë më të përshtatshme: Këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme në formë të rrumbullakët ose pak të zgjatur.
FORMA ROMAKE
Karakteristikat: Gishti i parë, i dytë dhe i tretë janë në të njëjtën gjatësi, të tjerët jo.
Këpucë më të përshtatshme: Këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme në formë katrore ose të rrumbullakët.
FORMA GREKE
Karakteristikat: Gishti i dytë i këmbës është më i gjati
Këpucë më të përshtatshme: Këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme të zgjatur, me majë.