Nëse mendoni se kujdesi i lëkurës është i rëndësishëm vetëm për femrat, atëherë e keni gabim.
Në fakt, nuk është aspak femërore që çdo mashkull të kujdeset për mjekrën dhe lëkurën e vet, transmeton Telegrafi.
Ja disa këshilla se si duhet meshkujt të kujdesen për fytyrën.
Përdorni krem të mirë apo shampon të fytyrës
Meshkujt zakonisht përdorin sapunë të ndryshëm për pastrimin e lëkurës., dhe nuk brengosen fare se a i bën dëm lëkurës së tyre apo jo.
Nuk e kuptojnë që pastrimi me sapunë mund t’jua thajë lëkurën, dhe prandaj është e rëndësishme që çdo mashkull ta pastroj fytyrën me krem të mirë dhe shampon adekuat.
Mos blini makina të lira të rrojës
Gjithmonë zgjidhni një makinë e cila i përshtatet ndjeshmërisë së lëkurës dhe mjekrës.
Makinat e lira mund t’ju lënë me qime të pabarabarta apo edhe t’jua dëmtojnë lëkurën.
Rekomandohet të rruheni pas dushit, pasi që qimet e fytyrës janë shumë më të buta.
Përdorni krem kundër diellit para se të dilni nga shtëpia
Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa aplikuar krem kundër diellit.
Kremi kundër diellit i minimizon rreziqet e dëmtimeve nga dielli, gjë e cila mund të rezulton në skuqje, rritim apo kancer në lëkurë. /Telegrafi/