Site icon Telegrafi

Si bën seks mashkulli i dashuruar

1. Ju puth shpesh dhe me afsh
Meshkujt i konsiderojnë puthjet si një akt shumë intim. Andaj ky është një ndër shenjat që ai mendon intensivisht për lidhje afatgjatë me ju dhe për të ardhmen e përbashkët. Kur ju puth më shpesh se herëve të tjera, nëpër tërë trupin dhe me afsh, dëshiron t’ju bëjë me dije që i pëlqeni shumë dhe se ju dëshiron t’ju ketë gjithnjë pranë.

2. I përkushtohet seksit
Mashkulli i cili dëshiron të kënaqet në seks, e jo me lidhjen, nuk do të përpiqet shumë rreth paralojës dhe kohës e cila zakonisht i nevojitet femrës që vërtet të eksitohet, transmeton Telegrafi. Nëse vërtet ju dashuron, do të angazhohet deri në imtësitë më të vogla që t’ju kënaqë në seks dhe të ndieni se sa dëshiron t’ju ketë pranë.

3. Dëshiron t’ju kënaqë
Edhe një shenjë më shumë që t’ju hulumtojë se çka dëshironi në seks dhe do t’ju dëgjojë atë që flisni. Meshkujt të cilët janë në lidhje vetëm për t’u argëtuar nuk ndien kurrfarë dëshire që të bisedojnë me partneren për dëshirat e saj sekrete dhe as që do ta përkëdhelin pas seksit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version