Site icon Telegrafi

Si arriti Sirigu t’i bënte me lot bashkëlojtarët e tij te Italia para finales së Euro 2020

Të dy Giorgio Chiellini dhe Alessandro Florenzi kanë zbuluar se Salvatore Sirigu bëri që lojtarët e Italisë të qajnë natën e kaluar në rrugën e tyre për në Wembley.

Italia fitoi Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori, duke mundur Anglinë në penallti në stadiumin Wembley.

Pas ndeshjes, Chiellini dhe Florenzi zbuluan se si Salvatore Sirigu kishte motivuar Azzurrët përpara finales.

Lexo po ashtu Ishte viti 2013 dhe një tifoz parashikoi se Anglia dështon në penallti ndaj Italisë në finale të Euro 2020

“Sirigu ka qenë një nga lojtarët kryesorë në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Florenzi.

“Para ndeshjes, ai i dha secilit prej nesh një shënim të shkruar nga ai, me mendimet e tij për ne. Çdo shënim ishte ndryshe”.

Sidoqoftë, kjo nuk ishte e vetmja gjë që Sirigu kishte përgatitur.

“Sot, ai na bëri të qajmë”, zbuloi Chiellini.

Lexo po ashtu Festa brenda zheshtore së Italisë i kishte të gjitha, aty edhe një legjendë e kombëtares

“Ai na tregoi një video të të afërmve tanë para ndeshjes dhe na bëri të qajmë”.

Sirigu luajti vetëm një minutë në turne, duke zëvendësuar Gigio Donnarumman në fazën e grupeve të Italisë kundër Uellsit.

Donnarumma, i cili është emëruar Lojtari i Turneut, zbuloi se portieri i Torinos kishte luajtur një rol kryesor për ta ndihmuar atë të përgatitej për penalltitë kundër Spanjës në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version