Jude Bellingham e uroi bashkëlojtarin e tij në ardhje tek Real Madridi, Endrick, me një shuplakë lozonjare në fytyrë, pas golit që adoleshenti shënoi për t’i dhënë fitoren Brazilit ndaj Anglisë.
17-vjeçari u fut në lojë nga banka rezervë në minutën e 71-të dhe nuk mori shumë kohë për të lënë gjurmët e tij në këtë sfidë.
Teksa kishin mbetur vetëm 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, ylli brazilian shfrytëzoi topin e kthyer në zonë pas pritjes së Jordan Pickford për të shënuar golin që i dha fitoren në fund Brazilit.
Endrick mund të kishte shënuar edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim pas një kundërsulmi të Brazilit, por atë ia mohoi Pickford me një super pritje.
https://twitter.com/ObiaaBewu/status/1771829697913172248
Me golin e tij të parë për Brazilin në shtëpinë e Anglisë, Endrick është bërë lojtari më i ri ndonjëherë që shënon në ‘Wembley’.
Në kryeqytetin spanjoll ai pritet të formojë një treshe të frikshme në sulm së bashku me bashkëkombasit e tij Vinicius Jr dhe Rodrygo, ku natyrisht nuk do të mungojë as mbështetja e Bellingham.
Me të përfunduar ndeshja Bellingham iu afrua Endrickut, duke i dhënë atij një shuplakë në fytyrë para se t’i dhurojnë njëri-tjetrit një përqafim të ngrohtë./Telegrafi/
Endrick x Jude Bellingham ⭐️⭐️ pic.twitter.com/V3ZJGmRIB7
— Madrid Zone (@theMadridZone) March 24, 2024