Site icon Telegrafi

‘Shuplaka’ mes Casillasit e Piques në stërvitjen e Spanjës (Video)

Spanja do të përballet me Italinë në 1/8, ndërsa atmosfera në stërvitjet e spanjollëve është e mirë.

Iker Casillas dhe Gerard Pique kanë treguar se nuk kanë edhe aq dashuri në stërvitjen e fundit.

Mbrojtësi i Barcelonës tentoi të tallet me të gjatë stërvitjes duke u mundua t’ia fus topin nën këmbë.

Portieri i Portos e kuptoi dhe i mori topin, duke ia dhënë edhe një shuplakë të vogël në formë shakaje.

Casillas që ka 167 paraqitje me Spanjën ka mbetur në bankë, pasi David De Gea po shihet si portieri i parë i spanjollëve. /Telegrafi/

Exit mobile version