Të paktën 151 persona humbën jetën gjatë një rrëmuje njerëzish në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi 19 persona në mesin e 82 që po trajtohen për lëndime janë në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.
Shumica e atyre që vdiqën ishin adoleshentë dhe në të 20-tat.
Esto acaba de suceder en Seúl, Corea del Sur, en la celebración del primer Halloween sin tapabocas después de más de años: pic.twitter.com/oUBcWjBTyb
— ??? 김바나 ?????? (@_kimbana_) October 29, 2022
Në mesin e të vdekurve ishin 19 të huaj, tha Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrfikësve të Seulit në Yongsan.
Shtetësia e tyre ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/