Telegrafi

Shumica e partnerëve nuk janë të lumtur në çift

Çdo i gjashti çift pranon se nuk është i kënaqur me lidhjen, ndërsa çdo i katërti mendon të ndërpresë lidhjen. Teksa te çdo i dhjeti çift ekziston mosbesimi ndërmjet partnerëve.

Këto janë të dhëna të fituara nga një hulumtim ku kanë marrë pjesë 3.000 çifte.

Po ashtu, është vërejtur se çiftet ankohen për mungesë të seksit, spontanitetit, pasionit dhe romantikës, ndërsa të gjitha këto i shkatërrojnë kualitetin e lidhjes.

Shumica e çifteve jetën e tyre seksuale e kanë vlerësuar me notën 6 (kur maksimalja ishte 10), ndërsa aktivitetin seksual në krevat e konsiderojnë si mesatar dhe jo të shkëlqyer.

Më shumë se gjysma e çifteve konsiderojnë se në lidhjet e tyre mungon pasioni dhe kënaqësia, si dhe pohojnë se personat e tyre të dashur kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Ndërkohë 33% e çifteve thonë se në lidhjen e tyre mungon afërsia. /Telegrafi/

10 arsyet më të shpeshta që sjellin deri te shkatërrimi i lidhjes:

1. Mungesa e spontanitetit
2. Mungesa e romantikës
3. Jeta e keqe seksuale
4. Mungesa e vëmendjes
5. Mungesa e komunikimit kualitativ
6. Mospërputhshmëri në dëshirat dhe qëndrimet
7. Mosbesim në çift
8. Mungesa e pasionit
9. Mungesa e respektit
10. Mungesa e sinqeritetit

/Telegrafi/