Site icon Telegrafi

Shumica e njerëzve ruajnë në celular numrin e ish-partnerit

Në rezultatet e hulumtimit të cilat i ka publikuar operatori i telefonisë mobile britanike Orange, thuhet se një numër i madh i njerëzve, kryesisht meshkujt, e bëjnë këtë gjë për të plotësuar “librezën e zezë” – me të cilën me vonë do të mund të lavdërohen para shokëve.

Hulumtimi është kryer me 1.487 të anketuar, e gjithashtu është dëshmuar se 63 për qind e njerëzve shfrytëzojnë vetëm gjysmën e numrave të regjistruar në celular. Disa kanë pranuar se, grumbullojnë porosi të vjetra SMS, por edhe që ruajnë video regjistrimet e bëra për së keqi – të cilat kurrë nuk i shikojnë apo ua transferojnë tjerëve.

Duke pasur parasysh që, po hymë në një vit të ri, nga Orange porosisin se është koha të pastroni celularët tuaj. Ish-partnerët në celular paraqesin vetëm të kaluarën. Pyesni veten a do të luajnë rol të rëndësishëm ata persona në të ardhmen tuaj? Nëse përgjigja është negative – thjesht fshini ata numra.

Exit mobile version