Site icon Telegrafi

Shumica e femrave një kohë të gjatë i përdorin: Pas sa kohe do të duhej t’i hidhnit brekët e vjetra dhe t’i blinit të rejat?

Shumica nesh ka disa palë brekësh të vjetra, madje edhe të shtrenjta nga të cilat nuk mund të ndahemi lehtë, sepse na janë të përshtatshme

Mirëpo, sipas ekspertëve të higjienës, sjellja e tillë assesi nuk është e mençur dhe do të duhej ta konsiderojmë heqjen e tyre nëse i kemi më shumë se gjashtë muaj dhe t’i zëvendësojmë me të rejat.

Dr. Shirin Lakhani shpjegon se si bakteret mund të qëndrojnë në brekë madje edhe pasi që ato të lahen në rrobalarëse, transmeton Telegrafi.

– Veshjet e brendshme një kohë të gjatë janë në kontakt të afërt me lëkurën tuaj dhe, më saktësisht, me zonat tuaja intime. Si rezultat i kësaj vjen në kontakt me shumë qeliza të vdekura të lëkurës nga ato zona, si edhe me bakteret – si me ato të shëndetshme, baktere natyrale të cilat të gjithë i kemi, ashtu edhe me shumë baktere të këqija të cilat mund të jenë pasojë e infeksioneve – thekson ajo.

Ekzistojnë hulumtime të cilat sugjerojnë që disa baktere, siç është Escherichia coli, mund t’u mbijetojnë edhe temperaturave të larta të larjes.

Për këtë shkak këshillohet që t’i hedhim brekët e vjetra dhe të blejmë të reja pas më shumë se një viti, ndërkaq ideale është pas gjashtë muajsh.

Kjo veçanërisht vlen për veshjet e brendshme, të cilat i përdorim në aktivitete sportive, për shembull në palestër.

Duke ndërruar të brendshme çdo gjashtë muaj dhe duke larë në temperatura të larta, ndërmerrni hapat më të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit tuaj gjenital – ka theksuar d. Lakhani. /Telegrafi/

Exit mobile version