Site icon Telegrafi

I shumëkërkuari Jules Kounde: Mbrojtësi model i Sevillas, që është i qetë në mbrojtje dhe i frikshëm në sulm

Kur Jules Kounde arriti te Sevilla, ai ishte gjithmonë i qeshur, edhe nëse dukej paksa i përgjumur.

Mbrojtësit të Sevillas i pëlqen të flejë, por pasioni për NBA shpesh e mban atë të zgjuar deri natën vonë, që do të thotë se mund të humbas disa mundësi më shumë që të pushojë.

Ai jeton në një zonë rezidenciale afër fushës së stërvitjes, ashtu si dikur bënin Luis Fabiano dhe Carlos Bacca, dhe ai jeton vetëm.

Kounde e kaloi vetë bllokimin nga pandemia. Ai ushtroi në kopshtin e tij dhe vetëm herë pas here ka vizituar familjen dhe miqtë.

Por, me orarin e tij të rreptë, ai nuk ka shumë kohë për shpërqendrime dhe fokusi i tij i vetëm është futbolli. Për pak kohë, ai është kthyer prej më të mirëve përreth.

Lexo po ashtu Mbrojtësi Jules Kounde shënoi një supergol në ‘stilin e Lionel Messit’ kundër Barcelonës

Shokët e tij të ekipit e konsiderojnë si i zoti, i sjellshëm dhe një person me të cilin mund të flasësh hapur.

Kounde është një shakaxhi, dhe si një nga lojtarët më të rinj në Sevilla ai shpesh bëhet objekt i shakave.

https://www.youtube.com/watch?v=IEFclWPIjSI

Nga dita e parë, ai ka pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerin Julen Lopetegui.

“Ai më tha atë që dëshiron nga unë. Ai tha se do të më ndihmonte të rritesha. Unë gjithmonë preferoj të më thuhet se ku dhe si të përmirësohem”, ka thënë Kounde për MARCA në lidhje me trajnerin e tij.

Mbresëlënës në sulm

Kounde ishte një nga befasitë më të mëdha në Evropë sezonin e kaluar, duke luajtur një rol kyç kur Sevilla fitoi Ligën e Evropës. Ai nuk ka ndalur së përparuari në sezonin 2020/21 dhe sot është prej më të mirëve.

“Ai kurrë nuk duket nervoz. Ai është me gjak të ftohtë”, thonë ata që punojnë me të.

Kounde është gjithmonë i përqendruar plotësisht, dhe është konkurrues më shumë se çdokush.

U ble për 25 milionë euro

Mbrojtësi francez u ble për 25 milionë euro nga Bordeaux, ndërsa tregon se kur ishte fëmijë, një trajner e detyronte të luante më shumë me top.

“Unë kisha një trajner i cili na shtyu të luanim me top. Nuk kishte rëndësi nëse e humbnim. Ne duhet të dinim se si të driblonim dhe të habisim kundërshtarët tanë”.

Mosha e tij e re e shtynë Monchi të nënshkruajë me të, dhe kur u pyet nëse ishte paguar më shumë se sa që duhet, ai tha “më pyesni pas dy vitesh”, kishte thënë Monchi që tani është i kënaqur.

‘Jo’ Manchester Cityt

Klubi anglez ofroi 55 milionë euro dhe pesë të tjera bonuse për Koundeb verën e kaluar, por oferta e tyre u refuzua.

Monchi është i bindur se, pavarësisht krizës ekonomike të sjellë nga COVID-19, Kounde do të jetë në krye për dekadën që vjen dhe çmimi i tij fillestar është 80 milionë euro.

22-vjeçari nuk ka bërë ende asnjë paraqitje me Francën, por në nivelin e tij aktual nuk mund të jetë larg. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=V9nk-FGXVCA

Exit mobile version