Site icon Telegrafi

Më shumë se një milion njerëzve në Japoni iu është bërë thirrja për evakuim pas reshjeve të mëdha në vend

Më shumë se një milion njerëzve në Japoni iu është thënë të evakuojnë shtëpitë e tyre mes reshjeve të mëdha të shiut në disa pjesë të vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, paralajmërimet për nivele më të larta të shiut janë lëshuar në një numër prefekturash, përfshirë në Fukuoka dhe Hiroshima.

Një grua humbi jetën derisa burri dhe vajza e saj janë zhdukur, pas rrëshqitja e dheut shkatërroi dy shtëpi në prefekturën Nagasaki, për shkak të motit të keq.

Më shumë se 150 trupa, përfshirë policë dhe zjarrfikës janë dërguar për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit në zonë.

“Ata po kërkojnë me kujdes banorët e zhdukur, derisa tregohen vigjilentë për rrëshqitje të mëtejshme të dheut, ku po vazhdon shiu i madh”, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve AFP. /Telegrafi/

Fukuoka

 

Exit mobile version