Në raportin 9 mujor të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm ‘Isa Grezda’ bëhet e ditur se janë kryer 97 mijë 887 vizita e shërbime të ndryshme mjekësore, ku prej tyre 3075 shërbime të CT-së, 10702 shërbime Radiologjike dhe 7652 shërbime në Fizioterapi.
Gjatë periudhës janar – shtator 2024, në Spitalin ‘Isa Grezda’ kanë qenë të hospitalizuar 11 mijë e 317 pacientë, ku prej tyre 1281 në kirurgji, 430 në ortopedi, 383 në urologji, 196 në ORL, 133 në Oftalmo, 1145 në gjinekologji, 1577 në obstetrikë, 1175 në neonatologji, 1371 në pediatri, 1160 në interno, 218 në infektivë, 473 në neurologji, 245 në psikiatri, 503 në pulmologji, 143 në derma, 143 në kujdes intensiv dhe 741 në njësinë koronare.
Ndërsa gjatë periudhës së njejtë kohore janë kryer 1629 operacione (650 në repartin e kirurgjisë , 234 në prtopedi, 102 në orologji, 8 në ORL , 167 në oftalmogji, 78 në gjinekologji dhe 390 në akusheri).