Telegrafi

Më shumë se 65 mijë vizita mjekësore janë kryer për 6 muaj në Spitalin “Isa Grezda”

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”në Gjakovë në 6 muajt e parë të vitit 2024 (janar – qershor) janë kryer 65 mijë 149 vizita mjekësore.

Nga këto, 1930 shërbime kanë qenë të CT-së, 8336 shërbime radiologjike (rëntgen të thjeshtë) dhe 5048 shërbime fizio-terapeutike.

Gjatë kësaj periudhe kanë qenë të hospitalizuar 7397 pacientë, ku 848 kanë qenë të hospitalizuar në Repartin e kirurgjisë, 296 në Repartin e Ortopedisë, 255 në Repartin e Urologjisë, 151 në repartin e ORL-së, 104 pacientë kanë qenë të hospitalizuar në Repartin e Oftalmologjisë.

Ndërkaq 763 persona kanë qenë të hospitalizuar në Repartin e Gjinekologjisë, 1, 005 në Obstetrikë, 751 në Neonatologji, 894 pacientë kanë qenë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë.

769 në Interno, 89 pacientë në Repartin e Infektivës, 299 në Repartin e Neurologjisë, 165 në Repartin Psikiatrik.

338 pacientë kanë qenë të hospitalizuar në Repatrin e pulmologjisë, 86 pacientë kanë qenë të hospitalizuar në Repartin e Kujdesit Intensiv dhe 489 pacientë kanë qenë të shtrirë në Njësinë koronare.

Në periudhën janar – qershor 2024 janë kryer 1146 operacione.

452 operacione janë kryer në Raportin e Kirurgjisë, 171 operacione janë kryer në Raportin e Ortopedisë, 76 operacione janë kryer në Urologji, 8 operacione janë kryer në ORL, 128 operacione janë kryer në Oftalmologji, 58 operacione janë kryer në Gjinekologji, dhe 253 intervenime kirurgjike janë kryer në Akusheri.

759 është numri i lindjeve që janë kryer në gjashtë muajt e parë të vitit në Spitalin “Isa Grezda”, ku prej këtyre lindjeve 394 kanë qenë djem, ndërsa 365 kanë qenë vajza ( 253 lindje janë kryer me prerje cezariane).

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në laborator ka qenë 16 mijë 448 pacientë me gjithsej  250 mijë 982 analiza, ndërsa në repartin e hemodializës janë kryer gjithsejtë 4 mijë 631 dializa. /Telegrafi/